Burime për mediat, bëjnë me dije se është mbyllur procesi i votimit edhe në Bashkinë e Sarandës dhe Belshit.
Nga rezultati përfundimtar, kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste ndaj kundërshtarëve të tyre nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Me një diferencë shumë të ngushtë prej 120 votash, Arif Tafani ka siguruar mandatin e radhës në krye të qytetit të Belshit me vetëm 120 vota avantazh.
Kështu ai ka mundur kandidatin e “ Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi.
Gjithashtu në Sarandë ka fituar kandidati i Partisë Socialiste Oltion Çaçi, duke lënë pas tre kundërshtarët e tij në këtë garë, atë të koalicionit Bashkë Fitojmë, Ardit Çikuli, kandidatin e PD-së Haki Muço dhe kandidatin e pavarur Gjergji Mërkuri.
Theksojmë se mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, ku fituese rezultoi Partia Socialiste. Që nga vitet 2000, përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore ishte luhatur midis 45-50%, ndërsa në zgjedhjet qendrore ka qenë pak më e lartë, duke e kaluar edhe nivelin e 50%.