Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet lokale në mbarë vendin. Nga numërimi i votave deri më tani kryeson Partia Socialiste.
Së fundmi burime për mediat bëjnë me dije se PS po triumfon edhe në Krujë. Deri më tani janë numëruar 37 nga 92 kuti.
Në avantazh është kandidati i Partisë Socialiste, Artur Bushi numëron 7769 vota ose 64.44%. Ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka numëron 4288 vota ose 35.56%.
Kujtojmë se në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamëz është numëruar elektronikisht, e ndërsa ka nisur numërimi në disa bashki.
Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes të së hënës. Deri tani, PS prin në 55 bashki, Bashkë-Fitojmë në 5 bashki (Himarë, Pukë, Mirditë, Libohovë, Has) ndërsa në Finiq kryeson Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA.
Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.
Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 384 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 54.24% (84713 vota).
Bashkia Tiranë bllokon llogaritë bankare të bizneseve për taksën e pronës
Bashkia e Tiranës ka bllokuar llogaritë bankare të bizneseve për shkak të gjobave dhe kamatëvonesave për taksën e ndërtesës të...