Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, teksa amabasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë një thirrje shumë të rëndëssihmë për qytetarët shqiptarë.
Yuri Kim shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.
Me anë të një një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë foton e kartës së saj si vëzhguese në zgjedhjet e 14 Majit në vend, ambasadorja Yuri Kim thekson se “është thelbësore të respektohen ligjet për zgjedhjet, ku përfshihet edhe shit-blerja e votës”. Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet për zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin”, tha ambasadorja Kim.