Skip to content
Kronikë

Policia shumë pranë identifikimit të vrasësit të biznesmenit në Shëngjin, ja çfarë është gjetur

· 2 min lexim

Me datë 19 prill, vendi u trondit nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikola, në mes të ditës në lokalin e tij në Shëngjin.  Ndërkohë që Policia e Lezhës është shumë pranë identifikimit të autorit, ku dyshohet se janë gjetur veshjet e tij.  Mësohet se  janë zhvillura kontrolle në Gjadër për vrasësin e Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.  Si pasojë e këtyrë kontrolleve janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.  Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim. Vlen që të kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej. Ndërkohë që nga ana tjetër ka dyshime se autori në momentin e ekzekutimit të krimit ka pasur në trup jelek antiplumb, teksa ka qëlluar me brëshëri ndaj Nikulajt.