Me datë 19 prill, vendi u trondit nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikola, në mes të ditës në lokalin e tij në Shëngjin. Ndërkohë që Policia e Lezhës është shumë pranë identifikimit të autorit, ku dyshohet se janë gjetur veshjet e tij. Mësohet se janë zhvillura kontrolle në Gjadër për vrasësin e Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin. Si pasojë e këtyrë kontrolleve janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë. Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim. Vlen që të kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej. Ndërkohë që nga ana tjetër ka dyshime se autori në momentin e ekzekutimit të krimit ka pasur në trup jelek antiplumb, teksa ka qëlluar me brëshëri ndaj Nikulajt.
Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën
Nëse Rama do të shpëtojë politikisht, një nga rrugët më të mundshme është të kërkojë zgjedhje të parakohshme sa më...







