Pas vendimit të Gjykatës së Apelit mbi vulën e PD-së, ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani është shumë pessimist për gjendjen në të cilën ndodhet partia më emadhe opozitare në vend.
Sipas tij nëse PD, ka mbaruar , nuk është aletarnativë, është fajtore për gjithçka që ndodh, pse qeveria nuk po e lejon të hyjë në garë.
Gjithashtu Manjani kërkon përgjigje pse qeveria ka frikë, nëse sipas tyre PD nuk i fiton dot zgjedhjet.
““PD nuk bën, ka mbaruar.”
“PD nuk është alternativë.”
“PD është fajtore për çdo gjë që ndodh”. Saliu po e po.
“PD nuk fiton kurrë zgjedhje.”
Këto janë tezat publike që artikulon qeveria moniste nëpërmjet zallnecëve të saj në media.
Në rregull, po e pranojmë se PD nuk fiton dot zgjedhje, atëhere përse qeveria e ndalon të hyjë garë?!
A nuk fiton zgjedhje, pse ka frikë qeveria?!
Ja kësaj pyetje të na i përgjigjen pak zallnecët”, ka shkruar Manjani.
Vlen të theksojmë se Gjykata e Apelit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës. Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021. Kështu, me këtë vendim, Partia Demokratike tashmë e ka një kryetar dhe ai është Enkelejd Alibeaj.