Skip to content
Të Gjitha

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, Ylli Manjani ngre dyshimet e tij

· 2 min lexim

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit mbi vulën e  PD-së, ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani është shumë pessimist për gjendjen në të cilën ndodhet partia më  emadhe opozitare në vend.

Sipas tij nëse PD, ka mbaruar , nuk është aletarnativë, është fajtore për gjithçka që ndodh, pse qeveria nuk po e lejon të hyjë në garë.

Gjithashtu Manjani kërkon përgjigje pse qeveria ka frikë, nëse sipas tyre PD nuk i fiton dot zgjedhjet.

“PD nuk bën, ka mbaruar.”

“PD nuk është alternativë.”

“PD është fajtore për çdo gjë që ndodh”. Saliu po e po.

“PD nuk fiton kurrë zgjedhje.”

Këto janë tezat publike që artikulon qeveria moniste nëpërmjet zallnecëve të saj në media.

Në rregull, po e pranojmë se PD nuk fiton dot zgjedhje, atëhere përse qeveria e ndalon të hyjë garë?!

A nuk fiton zgjedhje, pse ka frikë qeveria?!

Ja kësaj pyetje të na i përgjigjen pak zallnecët”, ka shkruar Manjani.

Vlen të theksojmë se Gjykata e Apelit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.  Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021. Kështu, me këtë vendim, Partia Demokratike tashmë e ka një kryetar dhe ai është Enkelejd Alibeaj.