Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “Në shënjestë” në Neës 24 ka zbardhur disa dyshime që sipas tij mund të dërgojnë grupin e hetimit të zbardhë vrasjen. Sipas Karamuços ajo që të bën të dyshosh duke parë dhe pamjet filmike që kanë kapur kamerat e lokalit, janë lëvizjet e autorit të krimit. Eksperti del në konkluzionin që autori ose ishte frekuentues i lokalit ku u vra shënjestra e tij ose e kishte studiuar gjithçka. Mes të tjerash ai tha se vrasësit me pagesë veprojnë kryesisht në Tiranë.
“Mund të ishte vrarë dhe rrugës duke ardhur nga Saranda. Papës nuk i është gjetur armatim. Më ka bërë përshtypje dalja nga lokali i të dyshuarit të ngjarjes. duket se e kishte frekuentuar dhe më parë. Ai duket se mund të jetë frekuentues i atij lokali, ose ka qenë i lagjes. Ti e di se ai rri aty, këtu ka pikëpyetje për ngjarjen. Shumë vrasës me pagesë veprojnë në Tiranë. 9 gëzhoja, qëllohet aq shumë kur ka panik dhe stepje nga autori, ose kur ka lëvizur viktima, një vrasës profesionist zakonisht janë 2 ose 3 plumba. Autori duket i patemperuar. Objektiv i lehtë. Ulej vetëm dhe nuk kishte mbulim nga persona të tjerë. Viktima duket sikur e pa parë autorin dhe në panik e sipër ai ka zbrazur karikatorin, mesa di viktima nuk ka as qëllim në kokë. Diletantët në vrasje me pagesë nuk kanë një plan të mirëmenduar dhe shkojnë ballazi, por harrojnë që mund të kenë edhe një kundërpërgjigje.”, tha ai.