Zgjedhja e kreut të ri të SPAK është bërë temë diskutimi ditët e fundit.
Pasi Yuri Kim deklaroi se SHBA do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, ka reaguar mënjëherë edhe kryeministri Edi Rama.
Ai zgjedh t’i konsiderojë polemikat si “thashethemet e katundit politik e mediatik”, teksa shprehet se kreun e SPAK mund ta zgjedh vetëm Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili varet nga anëtarët e tij.
Pra në këtë rast, kryeministri Rama përjashton edhe ambasadën e SHBA-së nga përzgjedhja dhe ndikimi që mund të ketë në një proces që vendos për kreun e një institucioni shumë të rëndësishëm në vend.
Po ashtu Rama shton se anëtarët e KLP-së japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.
“Jam plotësisht dakord me ambasadën e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e performanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama./GAZETA REFORMA