Skip to content
Politikë

Kandidat për primaret e PD-së! Julian Deda: Veliaj e ka kthyer Tiranën në një lopë për ta mjelur

· 2 min lexim

Julian Deda, tashmë kandidat i primareve të PD-së për Tiranën ka ‘shigjetuar’ kryebashkiakun Erion Veliaj.

Teksa ka bërë prezantimin para demokratëve të degës 11, Deda u shpreh se Veliaj ka rënë, pasi pretendon se ky i fundit ‘luftën’ nuk e ka me opozitën, por me shefin e tij, kryeministrin Edi Rama.

Sipas Dedës, Veliaj e ka kthyer Tiranën në një lopë për ta mjelur dhe “do të  sfrytëzojë çdo gjë, gjithë makutërinë e tij për ta fituar këtë ‘luftë’ sepse ai e do për interesa personale”.

“Që do t’i fitojmë zgjedhjet ne kjo as nuk diskutohet, as nuk bëhet fjalë. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. E vetmja gjë që ne duhet të vendosim, do e vendosni ju është se kush nga ne do i fitojë se që do t’i fitojmë as diskutohet. Erion Veliaj ka rënë miq, ka rënë se ai ‘luftën’ nuk e ka edhe me ne, e ka edhe me shefin e vet. Kështu që ai do të bëhet ‘bishë’ siç është bërë deri më sot, do shfrytëzojë çdo gjë, gjithë makutërinë e tij për ta fituar këtë ‘luftë’ sepse ai e do për interesa personale. Ai do ta shfrytëzojë Tiranën, e ka kthyer në një lopë për ta mjelur. Për çfarë? Për tu bërë kryeministër, për tu bërë kryetar partie, për t’i bërë karshillëk shefit të vet”,  theksoi aktori.