Teksa po bëhen pothuajse 3 vite nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit 2019, sjellim në vëmendje se pallati më i dëmtuar ishte ai i ndërtuar nga Desla Sh.P.K., Lagjja 18, Rruga “Vaso Pasha”, Durrës.
Firma e ndërtimit, Desla Sh.P.K, nuk e kishte ndërtuar pallatin sipas parametrave të sigurisë duke rrezikuar jetët e banorëve. Ndryshe nga ajo që shkruhej në dokumemtacion, ku parashikohej se parametrat e sigurisë së pallatit ishin ‘sfiduese’ për një tërmet me maksimumi 9 ballë, në realitet ndodhi e kundërta.
U desh një tërmet me vetëm, 6.4 ballë që të degradonte pallatin e ndërtuar nga firma “DESLA SH.P.K, e cila edhe pas dëmtimeve serioze refuzonte shembjen e plotë të godinës.
Por “Desla SH.P.K nuk ndalet në veprimtarinë e saj, madje duke ndryshuar edhe profil, praktikisht duke kaluar nga ndërtimi në energjinë fotovoltaike.
Së fundmi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se janë dorëzuar aplikimet për dy projekte të reja njëri i vendosur në zonën e Durrësit kurse tjetri në atë të Pukës.
Konkretisht bëhet fjalë për impiante me kapacitet 3 MW dhe 2 MW të cilët ndërtohen nga biznesi për qëllime tregtimi të energjisë ose në treg të lirë ose përmes marrëveshjes me qeverinë.
“DESLA” SH.P.K. e cila ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MË, i cili nuk është objekt konçesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Zonën Kadastrale Nr. 8517, Bashkia Durrës, Qarku Durrës.
Duke qenë se aplikimi i DESLA ShPK është në proces shqyrtimi nuk dimë akoma nëse Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës do të bëjë një sy “qorr” përballë fakteve mbi këtë shoqëri ndërtimi.
Desla SHPK është provë e gjallë që kompanitë e ndërtimit përgjithësisht në vendin tonë nuk i respktojnë standartet e shkruara në dokumentacionet përkatëse, por jo vetëm, vazhdojnë të eksperimentojnë me profilet e tyre, me qëllimin kryesor për të zhvatur para nëpërmejt tenderave./Përgatiti: Gazeta Reforma