Ditën e sotme SPAK ka zhvilluar një operacion ku kanë rënë në pranga disa persona për mega-aferën e inceneratorëve.
Ndërkohë që gazetari investigativ Artan Hoxha për ABC Neës është shprehur se SPAK ka kërkuar urdhër arresti për një kryebashkiak, por sipas tij nuk është firmosur nga Gjykata e Posaçme.
Gjithashtu Hoxha ka d eklaruar se ky është një dështim i SPAK, që ka sjellë një shfryrje të hetimeve.
Ndër të tjera gazetari theksoi se urdhër-arresti ishte për një bashki më të vogël se ajo e Tiranës.
“Aktualisht jemi tek Fieri akoma, pra tek inceneratori i dytë. Fieri ka marrë një pagesë për vitin 2022 dhe e ka marrë brenda muajit gusht.
Janë paguar 3.1 milion euro për Fierin dhe i kanë marrë paratë.Për Fierin, prokuroria tentoi të bënte një goditje më lart. U tentua lëshimi i një urdhër arresti për një kryetar bashkie por nuk u miratua nga Gjykata.
Nuk u firmos urdhri i Prokurorit. Por të ishte miratuar, hetimet për incineratorin e Tiranës do merrnin rrjedhje tjetër. SPAK dështoi me këtë tentativë. 128 milion euro është pagesa për Tiranën. Ndërsa për Fierin nuk u shkua dot më lart me hetimet.
Që nga 2018 janë paguar 86 milion euro. Kemi dy incenerator por i treti nuk ekziston. Kemi një histori me zhurmë dhe pa një proces gjyqësor”, deklaron gazetari Artan Hoxha.