Mbrëmjen e djeshme dy raketa ruse kanë goditur një fermë në PrzeWodóW në anën polake të kufirit polako-ukrainas, ku kanë mbetur viktima dy persona.
Kryeministri di Rama, ka reaguar pas rënies së dy raketave ruse në Poloni ku 2 persona humben jetën.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai është drejtuar homologut të tij polak Mateusz Morawiecki duke i thënë se Polonia ka mbështetjen e Shqipërisë.
“Mateusz Morawiecki Shqipëria është seriozisht i shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë’- shkruan ai në Twitter.
Ndërkohë mediat shtetërore ruse tashmë kanë lënë të kuptohet se raketat në fakt ishin ukrainase
Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një “ekspert ushtarak” rus i cili pretendonte se raketat ruse “nuk do të kishin arritur të arrinin në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainas, që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin”.
Disa kanale në rrjetin social Telegram pro-Kremlinit publikuan pretendime të ngjashme.
Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka kërkuar kujdes.
Ai theksoi disa masa të shpallura tashmë, duke përfshirë një gatishmëri të shtuar ushtarake dhe biseda me aleatët e NATO-s për një takim të nenit 4 midis shteteve anëtare. Varshava gjithashtu do të rrisë monitorimin e hapësirës së saj ajrore.