Hakerat iraninë nuk ndalen në publikimin e të dhënave të rëndësishme të sistemeve që kanë instuticionet e vendit tonë.
Mbrëmjen e djeshme, “Homeland Justice” ka publikuar sërish të dhëna të tjera, këtë herë materiali i publikuar përfshin të dhënat e kreut të SHISH, Helidon Bendo.
7
Hackerat kanë publikuar adresën e emailit të Bendos.
Mes të tjerash janë publikuar detaje nga takime, apo kontakte të ndryshme të Bendos.
Vlen të theksojmë se ky nuk është rasti i parë që hakerat iranianë publikojnë të dhëna për shtetasit shqiptarë, pasi deri tani janë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.
Evidentojmë se teksa kryeministri Rama disa ditë më parë “siguroi” shqiptarët se të dhënat e tyre janë të sigurta, si për ironi sot “dolën sheshit” informacionet e tij. Disa javë më parë “Homeland Justice” nxori të dhënat e ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe bashkëshortes së tij. Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e saj nga Shqipëria. Në dokumente shihet sa herë gruaja e ish-kreut të SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.