Zbulohen detaje të reja për të arrestuarin e pestë, të megagrabitjes në Rinas.
Elton Pili i cili u arrestua gjatë tentativës për t’u arratisur në Bullgari, rezulton të ketë kandiduar më parë në zgjedhjet lokale.
32- vjeçari, Elton Pikli i cili me zanat është kasap në qytetin e Krujës, deri tani nuk rezulton që të ketë patur të shkuar të errët kriminale, si disa nga pjesëmarrësit e tjerë në grabitje.
Madje, ai në vitin 2011 ka kandiduar në zgjedhjet lokale për këshilltar të Këshillit Bashkiak të Krujës, nën siglën e partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.