Skip to content
Të Gjitha

E arrestuan për megagrabitjen në Rinas: 32-vjeçari kandidat për zgjedhjet lokale

· 1 min lexim

Zbulohen detaje të reja për të arrestuarin e pestë, të megagrabitjes në Rinas.

Elton Pili i cili u arrestua gjatë tentativës për t’u arratisur në Bullgari, rezulton të ketë kandiduar më parë në zgjedhjet lokale.

32- vjeçari, Elton Pikli i cili me zanat është kasap në qytetin e Krujës, deri tani nuk rezulton që të ketë patur të shkuar të errët kriminale, si disa nga pjesëmarrësit e tjerë në grabitje.

Madje, ai në vitin 2011 ka kandiduar në zgjedhjet lokale për këshilltar të Këshillit Bashkiak të Krujës, nën siglën e partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.