Partia e Lirisë ka përshëndetur samitin e ‘Procesit të Berlinit’ ku u miratuan 3 marrëveshjet mes vendeve të rajonit.
Zëvendëskryetari i PL-së, Agim Nesho ka përshëndetur 3 vendimet e miratuar dje në samitin e ‘Procesit të Berkinit’ dhke theksuar se Partia e Lirisë ka insistuar me kohë që të vijohet drejt procesit të Berlinit.
DEKLARATA E NESHOS
Partia e Lirisë përshëndet takimin e Berlinit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e fuqizimit të procese integruese të këtij rajoni dhe perspektivës së qartë dhe të sigurtë të tyre në Bashkimin Europian.
Partia e Lirisë ka insistuar me kohë që procesi i Berlinit duhet të ishte procesi i vetëm që garatonte perspektivën europiane të shqiptarëve.
Ne përkrahim plotësisht vendosmërinë e Kancelarit Shcolz i cili në këto momente të rëndësishme gjeopolitike për Europën, shtyhu si domosdoshmëri, Procesin e Berlinit si nevojë për integrimin e rajonit, brenda një platforme Europiane.
Kjo Platformë, siguron përfaqësim të barabartë të shteteve, politika të konsoliduara europiane, respektimin e vlerave dhe principeve perëndimore, treg të përbashkët rajonal, që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitalit.
Ne përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjeve të para mes shteteve të rajonit, në kuadrin e lëvizjes së lirë, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e urdhrave te tre profesioneve (Mjekut, Dentistit dhe Arkitetit).
Përkrahja për këtë iniciativë për Ballkanin Perëndimor nga përfaqësuesit e Brukselit dhe vendet e BE-së, është një përkrahje për integrimin e shpejtë të rajonit në BE, është një mbështetje konkrete, me fonde të dedikuara nga vendet e BE-së, siç u tregua edhe nga mbështetja që po japin për krizën energjetike, bashkëveprimi në fushën e krimit kibernetik etj. Ne kemi kërkuar, për të mos humbur kohë e energji me projekte te tjera si Ballkani i hapur, të cilat, përveçse protagonizmit të panevojshëm, interesave të ngushta dhe shmangia e interesave kombëtare, nuk e afronin procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Sot nuk është momenti per te diskutuar dështimin ne vizionin e politikes se jashtme.
Ne mendojmë se sot është koha që qeveria shqiptare ti përkushtohet me çdo gjë dhe pa rezerva, këtij projekti madhor që realizon aspiratën e popullit tonë për tu bashkuar më shpejtë me BE-në.