Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Begaj takim me Presidenten e KE: Investimet e BE thelbësore në Shqipëri

18:04 27/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

“Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çeljes së negociatave dhe vendosmëria e vendit tim për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian, e bëjnë vizitën tuaj në Tiranë të veçantë dhe të rëndësishme”– theksoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në takimin me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila po viziton Shqipërinë në kuadrin e nje turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë, vijoi më tej Begaj, jo vetëm konfirmon bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes nesh, por është edhe një mesazh inkurajimi dhe mbështetje e madhe për Shqipërinë në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  Nga ana tjetër von der Leyen, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe evidentoi progresin e rëndësishëm që Shqipëria po bën në rrugën e saj të integrimit evropian.

Begaj siguroi Presidenten e KE-s se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe se objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Më pas, duke u ndalur në projektet konkrete të bashkëpunimit, Begaj nënvizoi se investimet domethënëse në sektorët kyç të ekonomisë si infrastruktura dhe energjia garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit duke ndihmuar në arritjen e standardeve për një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Paketa e mbështetjes energjitike dhe investimet në infrastrukturë mbështetur nga Komisioni Evropian i hapin rrugë ndërlidhjes më të mirë të Shqipërisë me vendet e rajonit si dhe e përafrojnë atë me standardet më të mira të BE-së. Shqipëria është e përkushtuar ndaj vlerave themelore të BE-së dhe integrimi në familjen evropiane është objektivi i saj më i madh strategjik.

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin më të fundit të BE-së për të bashkëfinancuar projektin e rehabilitimit të hekurudhës Vorë-Hani Hotit, me një rëndësi shumë të madhe për lidhjen e Shqipërisë me rrjetin hekurudhor evropian. Presidenti nënvizoi domosdoshmërinë e ruajtjes së vëmendjes së BE-së dhe vendeve anëtare ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar vendimin më të fundit të marrë nga Presidenti i Këshillit Evropian për zhvillimin së afërmi në Tiranë, të takimit të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor.

Të lidhura

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë
Aktualitet

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

Vajza në foton e mësipërme është Emanilda Rama, 26-vjeçarja që dyshohet se mbyti babanë e saj me tel. Fotoja u...

13:52 25/07/2025
Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat
Aktualitet

Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat

Në një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë, pranë liqenit të Komanit, qytetarët kanë ngritur shqetësimin për një bllokim të...

13:03 25/07/2025
Para
U dha siguri shqiptarëve! Hakerat iranianë ia nxjerrin “sheshit” informacionet Ramës

U dha siguri shqiptarëve! Hakerat iranianë ia nxjerrin "sheshit" informacionet Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

Krimi makabër në Fier/ Zbulohet fotoja e vajzës vrasëse dhe babait të ndjerë

13:52 25/07/2025
Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat

Skandal në Koman/ Privatizohet bregu i liqenit dhe pylli, kërkohen 2 euro hyrja për njerëzit, 5 për makinat

13:03 25/07/2025
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga

12:31 25/07/2025
Si e transformoi pamjen Jani Aliaj për tu fshehur nga drejtësia

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

12:09 25/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.