Një rrjedhje gazi është shënuar në tubacionet e njërës nga kompanitë që tregtojnë gaz në zonën e Porto Romanos në Durrës. Rrjedhja ka kontaminuar të gjithë zonën duke shkaktuar probleme tek qytetarët.
Kjo rrjedhje mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje të qindra jetëve pasi cisterna është vetëm 30 metra nga shkolla 9-vjeçare ‘Met Hasa’ dhe në momentin e rrjedhjes nxënësit kanë qenë duke zhvilluar mësim. Fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë shkëndijë e cila mund të kishte shkaktuar një zjarr masiv dhe dëmtime të pallogaritshme.
“Me sy të lirë shihet si rrjedh gazi, si shatërvan. Është 300 metra larg nga banesa ime, aty ku është rrjedhja është shumë afër shkollës 9-vjeçare, as 30 metra nga atje. Mori në telefon mësuesja dhe na tha të marrim fëmijët sa më shpejt nga rrjedhja e gazit.
Imagjinoni të kesh fëmijën pranë një rrjedhje gazi të tillë, si një bombë atmike, kjo është hera e tretë apo e katërt që ka shpërthime të mëdha të gazit, ka të paktën 3 muaj që ndodh kjo situatë.
Kemi protestuar por puna ka vijuar rregullisht, ka qenë fati ynë që nuk ka pasur një shkëndijë flake se mund të kishim një katastrofë të madhe ditën e sotme”, u shpreh një nga banorët për Neës 24