SPAK ka arrtur të finalizojë jë operacion në fushën e krimit ekonomik dhe mashtrimit nëpërmjet Call Center-ave. Operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ka bërë të mundur zbulimin dhe ndalimin e aktivitetit në 2 Call Centera të cilat mashtronin shtetas nga vende të ndryshme të botës, si Italia Hollanda e Gjermania.
Mësohet se iu janë vënë prangat 3 personave dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Mediat italiane raportojnë se gjatë mashtrimeve janë përdorur kontaktet e rreth 90 mijë personave dhe dëmi ekonomik prek vlerën e dhjetëra milionë eurove.
Pasi bëjnë përfitime financiare nga këto skema mashtrimi, paratë pastrohen në vende që janë parajsa fiskale por edhe vende të ndryshme anëtare të BE-së, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kriptovaluta.
Masat paraprake dhe urdhrat e kontrollit u kryen ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate, e cila, sipas vlerësimeve, mund të ketë mashtruar disa qindra shtetas italianë.
Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se mashtruesit ishin të aftë në përdorimin e teknikave të bindjes dhe plagjiaturës, deri në pikën e bindjes së viktimave për të hyrë në borxhe dhe për të paguar, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.
Vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të mashtrimeve të kryera.
Rreth 1 Terabajt trafik telematik që kalonte përmes serverit u analizua gjatë operacioneve të përgjimit telematik.
Në Tiranë u sekuestruan dy call centera. Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga grupi për të errësuar gjurmët kompjuterike dhe për të penguar hetimet.