Skip to content
Të Gjitha

Dyqanit kozmetik në Tiranë iu vendos tritoli, zbulohet identiteti i pronares së biznesit (Emri)

· 2 min lexim

Gjatë mesnatës një dyqani kozmetik në rrrugën “Sami Frashëri” i është vendosur lëndë plasëse  tritol.

Bëhet me dije se lënda plasese iu vendos biznesit në proënsi të Enisa Pirollit, ndërkohë që nga shpërthimi ka vetëm dëme matriale fatmirësisht.

Policia e Tiranës ka dhënë sqarime rreth sulmit me tritol ndaj një dyqani në rrugën “Sami Frashëri”, në afërsi të ‘Sheshit Ëillson’.

“Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit, “, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Dyqani kozmetik “Divine by Nisa” është hapur rreth 4 vite më parë. Dyshimet kryesore janë konkurenca ne treg.  Grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë, ku edhe është evidentuar se autori ishte me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf , ngjyrë të zezë.  Theksojmë se s hpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës. Sakaq duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ekzistues për News 24.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.