Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike. Në fokus ishin primaret dhe miratimi i rregullores përfundimtare për zbatimin e tyre. Berisha deklaroi se tashmë parti është më e hapur dhe vendimmarrja i takon anëtarësisë dhe simpatizantëve.
“Sot jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD. Mbledhja është në përputhje për përcaktimet statuore. Ne vazhdojmë me përpjekje për transformimit të jetës së PD në një forcë më demokratike më të hapur e cila vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve”, tha Berisha.
Kryesia e PD ka hartuar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret e PD për pushtetin vendor dhe afatet.
“Votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën në PD dhe të opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike. Është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, udhëzuesi parashikon, ka dhe datat e veprimeve konkrete. Janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime intensive me aleatët tanë. Kanë sugjerime të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj se këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, kandidaturat e tyre. Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, tha Berisha.