Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ Tritol makinës së efektivit të policisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Yrshek në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme ku një sasi tritoli i është vendosur automjetit të efektivit të policisë rrugore Juljan Çikaj.

Automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës dhe ka shpërthyer nga një sasi e vogël lënde plasëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.