Më herët kreu i Partisë së Lirisë paralajmëronte protesta të fuqishme kundër qeverisë, madje e konsideronte vjeshtën si të “nxehtë” duke nënkuptuar ndryshime të mëdha.
Por pas protestës së parë që zhvilloi me vendndodhje tek inceneratori i Tiranës, Ilir Meta është përballur me një mori analizash dhe komentesh, të cilat vënë theksin tek pjesëmarrja e ulët.
Teksa diçka e tillë iu vu në dukje nga gazetarët gjatë një koneference, Meta përmendi protestat e nxënësve dhe prindërve, duke thënë se nuk janë për t’u nënvlerësuar.
“Unë besoj se ju nuk doni të shikoni protestat. Protestat që keni parë të fëmijëve dhe prindërve. Të gjimnazistëve, prindërve dhe gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këto protesta sepse burojnë nga shpirti i qytetarëve të provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Do të vazhdohet në rrugën e protestave sepse protestat i prodhon vetë kjo qeveri”, tha Meta.
Gjithashtu Meta foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë, ku do të rritën pagat e policëve, gardistëve dhe zjarrfikësëve.
“Depozitimi i ligjit për indeksimin e pagave nga PL menjëherë e vuri në –presion dhe kompleks por është tjetër gjë miratimi i ligjit që është atje, që e ka për detyra një qeveri që të rrisë pagat në bazë të inflacionit. E përshëndesim çdo rritje ekonomik e dhe rritje page por do të shohim edhe zbardhjen e vendimit, se ju e dini që ka mospërputhje të madhe midis asaj që thuhet dhe asaj që shkruhet në letër nga qeveria. Dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e dinë fermerët, se kur sheh reklamat duket se do të përfitojnë të gjithë, ndërsa letrat janë bërë që të përfitojnë klientët e qeverisë”, deklaron Meta.