Skip to content
Të Gjitha

Zgjodhi foton speciale: Ja si i uroi Pashkët kryeministri Rama

· 1 min lexim

Me mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët. Edhe besimtarët katolikë në Shqipëri, kanë kremtuar sot këtë fest dhe në këtë ditë nuk ka munguar dhe urimi i kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka zgjedhur pamje nga Memoriali i Kuvendit të Troshanit, ku mësoi dhe u rrit At Gjergj Fishta.

“MIRËMËNGJES,

dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR ,”-  shkruan Rama.