Mbrëmjen e djeshme një makinë në Bilisht është përfshirë nga flakët duke u shkrumbëruar.
Ndërkohë që mësohet se makina i përket njërës prej motrave problematike në Bilisht, Deizi Arapit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Vlen të theksohet se kjo nuk është është hera e parë që 27-vjeçares i digjet mjeti, pasi edhe më herët i kanë vënë flakën një tjetër mjeti të saj në 2018.
“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” deklaronte Dezi Arapi në atë kohë kur ndodhi ngjarja.
Ndërkohë pak muaj më parë Arapi është vënë në pranga, pasi ka prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.
Përveç faktit që Deizi Arapi së bashku me motrën e saj kanë shfaqur sjellje problematike në ambiente publike, një vëmendje mori edhe shkëlqimi dhe jeta e luksit në instagram, që qëndrojnë si “nata me ditën” me jetën reale dhe gjendjen ekonomike në shtëpinë e tyre.