Skip to content
Të Gjitha

Ish-zv.kryeministrja padit kryeministrin Rama/ Kërkon dëshpërblim dhe avokaturën e shtetit

· 1 min lexim

Një padi është depozituar pranë Gjykatës Administrative kundër kryeministrit Edi Rama në 29 mars.

Ka qenë ish-zv.kryeministrja teknike e PD-së,Ledina Mandia që u vendos gjatë vitit 2017, ajo që ka vendosur të ngrejë një kallëzim penal ndaj kryeministrit Rama, pasi kërkon nga ky i fundit që të rikthehet edhe një herë në rolin e avokatës së Përgjithshme të Shtetit.

Ky ka qenë pikërisht roli që Mandia ka mbajtur deri në vitin 2013, por që është liruar nga detyra me urdhërin 156.

Sot i drejtohet gjykatës, për të kërkuar përfitimin e pagave për 6 vitet që kanë ikur dhe sigurisht prishjen e kërij urdhëri dhe rikthimin në detyrë.