Teksa në Britani po i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, këtë të hënë në qendër të Kukësit u vendos busti i monarkes. Busti u vendos para Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, ndërkohë ka ardhur një reagim nga bashkia e Kukësit.
Por busti nuk ka qëndruar shumë pasi kjo duket se nuk i ka pëlqyer kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit. Sipas mediave bëhet e ditur se Gjici ka shkuar në polici dhe ka bërë padi për vendosjen e bustit me argumentin se kjo është fyerje ndaj qytetit. Menjëherë pas kësaj ka ndërhyrë policia dhe ka hequr bustin nga zona para Pallatit të Kulturës duke e sekuestruar, ndërkohë që ka nisur kërkimi për personat që e kanë vendosur.
Vlen të theksohet se Britania po i thotë sot lamtumirë Mbretëreshës Elizabeth II. Arkivoli i Mbretëreshës, u tërhoq nga një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore nga Katedralja Ëestminster duke kaluar Pallatin Buckingham për herë të fundit në rrugën e tij për në Harkun e Ëellingtonit. Pas kësaj, arkivoli i Mbrtëreshës do të niset pë në Ëindsor.
Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip ne orën 7:30. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.