Skip to content
Të Gjitha

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në Shqipëri, reagon SHBA

· 2 min lexim

Një tjetër sulm kibernetik ka ndodhur në vend ditën e djeshme, Shqipëria ka rënë sërish pre e një sulmi në sistemin TIMS.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi një Tëitter, ka njoftuar se sulmi u regjistrua mbrëmjen e djeshsme, ndërsa sipas tij sërish pas sulmit qëndron shteti iranian.  Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku në shënjestër ishte sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit.  Përmes një mesazhi në Twitter SHBA-të theksojnë se aktivitet keqdashës vjen pas sulmit të 15 korrikut, po nga i njëjti shtet.

Gjithashtu ndër të tjera SHBA pohon se po ofron asistencën e saj që Shqipëria të rimëkëmbet nga ky sulm.

Me sulmin ndaj sistemit TIMS për disa kohë u paralizua punë në aeroportin e Rinasit, por pas ndërhyrjeve, u arrit që të viheshin në punë dy sportele.

Sulmi ndaj sistemit TIMS ka qenë ne disa faza, e cila kulmoi me atë të orës 23:13 minuta duke nxjerrë gjithçka jashtë kontrollit, ndërsa aksesi i iranianëve te kamerat e sigurisë së Rinasit është një cënim i sigurisë kombëtare.

REAGIMI I PLOTË I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS (SHBA):

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur.