Forcat ruse po tërhiqen, Ukraina rimerr nën kontroll këto qytete

Ukraina po bën pothujse shtatë muaj luftë teksa, forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kyçe lindore. Zyrtarët ukrainas bënë me dije se trupat hynë në Kupiansk, një qendër jetike lindore e furnizimit për forcat ruse, të shtunën.
Ndërkohë që Ministria ruse e mbrojtjes tha më pas se trupat e saj janë tërhequr nga Izyum aty pranë për t’i lejuar ata “të rigrupohen”.
Ministria konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklyia, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk.
Përparimet e Ukrainës – nëse mbahen – do të ishin më të rëndësishmet që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në prill.
Izyum ishte një qendër kryesore ushtarake për rusët dhe ishte subjekt i luftimeve intensive në fazat e hershme të pushtimit.
“Një operacion tre-ditor u krye për tërheqjen dhe transferimin e organizuar të grupit të trupave Izyum-Balakliya në territorin e Republikës Popullore të Donetsk”, thuhet në deklaratën ruse.
“Për të parandaluar dëmtimin e trupave ruse, armikut iu shkaktua një humbje e fuqishme nga zjarri.”
Menjëherë më pas, kryeadministratori i pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Kharkiv rekomandoi që banorët e tij të evakuoheshin në Rusi “për të shpëtuar jetë”, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Dhe guvernatori i rajonit fqinj të Belgorodit, në Rusi, tha se ushqimi i lëvizshëm, ngrohja dhe ndihma mjekësore do të jenë të disponueshme për njerëzit që do të qëndrojnë në radhë për të kaluar kufirin.
Përparimet do të përdoren si një shenjë se ushtria e Ukrainës mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, ndërsa vendi vazhdon të kërkojë mbështetje ushtarake nga Perëndimi.