Ditën e djeshme, Ismet Çekorja mbeti i vrarë në Shkodër.
Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili u shpall në kërkim për atentatin që iu bë 25-vjeçarit Alban Bruçi.
Ndërkoh që është zbuluar se një person me motorr, me skafandë në kokë, është autori i atentatit ndaj 57-vjeçarit Ismet Çekorja.
Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari Ismet Çekorja.
Ne vazhdën e hetimeve, një natë më parë në Shkodër, RENEA ushtroi kontrolle ne qytet, ku janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Ardhja e tyre u bë me kërkesë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ekspertët e policisë po hetojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, për të krijuar një ide nga ka ardhur autori, por kanë rezultuar se një pjese e këtyre kamerave nuk funksiononin. 57-vjeçari ndodhej afër banesës së tij kur u qëlluar të premten nga një person ende i paidentifikuar duke e lënë të vdekur. Pastaj autori është larguar me shpejtësi nga zona.
Kujtojmë që disa ditë më parë, viktima kishte folur për mediet për të mbrojtur djalin e tij, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim për atentatin që iu bë më 25 gusht, Alban Bruçit. Alban Bruçi i shpëtoi për mrekulli plumbave atë mbrëmje.
Bajram Çekorja dhe Tonato Fushaj, djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj janë shpallur në kërkim për atentatin që iu bë Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.