Ditën e sotme është arrestuar në jug të Shqipërisë, themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kërkohet me buletin të kuq.
Shtetasi turk Faruk Fatih Özer, i cili akuzohet nga Turqia për mashtrime me llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex, ndërkohë që ishte CEO i kompanisë është arrestuar rreth orës 08:30.
Ndërkohë që ka ardhur një reagim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas arrestimit në vendin tonë të shtetasit turk, themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ministri Çuçi shprehet se arrestimi i tij nga Interpoli, është një tjetër dëshmi e efikasitet të policisë kriminale shqiptare.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, shkruan Çuçi në Tëitter.
Kujtojmë që në njoftimin e bërë nga ministria turke, thuhet se ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, në orët e mëngjesit e ka njoftuar homologun e tij turk, Süleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës dhe se identiteti i tij është konfirmuar nga rezultatet biometrike.
“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Özer në Türkiye nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria e vendit më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.