Këngëtarja e njohur e popit Gulsen është arrestuar pasi prokurorët e Stambollit hapën një hetim kundër saj me akuzën e ” nxitjes së urrejtjes dhe armiqësisë ”.
Akuzat ndaj saj bazohen mbi një koment që ajo bëri në skenë për institucionet arsimore fetare.
Por rasti nuk ka kaluar në heshtje as nga Uashtingtoni, ku sipas Reuters, në një deklaratë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ai tha se SHBA është e shqetësuar për përpjekjen e Ankarasë për të kufizuar lirinë e fjalës përmes censurës dhe gjykatave. Komenti në fjalë është bërë disa muaj më parë, por gazetarët e turk e zbuluan këtë javë. Edhe pse ajo bëri një deklaratë duke kërkuar falje, sërish u arrestua.
Komenti kishte të bënte me partnerin dhe bateristin e saj, teksa me shaka tha se ata kanë “studiuar tek Imam Hatip, ndaj dhe janë të çoroditur”.
Në Imam Hatip ka studiuar edhe presidenti turk, ndërsa është një shkollë që aftëson të rinjtë për t’u bërë imamë dhe predikues.
Duhet të theksojmë se kjo nuk është hera e parë që akëngëtarja shigjetohet nga mediat, pasi herë pas here është akuzuar për veshjen ekstravagante dhe qëndrimet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut dhe në veçanti komunitetin LGBTQ+.