Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës duket se ka qenë një vendim i mirë i qeverisë së Kosovës.
Ka pasur reagime të mira ky ndryshim dhe është përshëndetuar edhe nga komandanti i forcave të bashkuara aleate në Napoli, admirali amerikan James Foggo. Foggo ka deklaruar nga Shkupi se Kosova është një vend demoktratik dhe ky transformim tregon sovranitet dhe duhet të miratohet nga deputetët e Parlamentin e Kosovës.
Sipas tij, nëse ndodh një transformim i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka për të marrë minimalisht 10 vite, pasi është një proces që gjatë dhe që kërkon kohë.
“Ndërkohë puna ime dhe gjeneral major Lorenzo D’Zadari është që të ofrojë siguri në vend dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes,” tha Foggo, shkruan kosovapress.
Ai rikujtoi se NATO në Kosovë ka 4.000 anëtarë dhe ata janë të gatshëm për çdo vendim që do të merret nga Kuvendi i Kosovës gjatë këtij viti dhe do të qëndrojnë atje për të garantuar sigurinë e vendit. Parlamenti i Kosovës do të mbajë një seancë më 14 dhjetor në rendin e ditës të një votimi mbi një seri ligjesh që do të transformonin Forcat aktuale të Sigurisë në Ushtrinë e Kosovës.