Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biden vizitë në Lindjen e Mesme, bën deklaratën e papritur mbi zhvillimet bërthamore

12:00 15/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Presidenti i Amerikës Joe Biden ka fluturuar drej Lindjes së Mesme, më saktësisht drejt Izraelit. SHBA dhe Izraeli paraqitën ditën e sotme një front të bashkuar përballë rrezikut bërthamor të Iranit, gjatë vizitës së Presidentit Joe Biden në Izrael, ndalesa e parë e tij në një udhëtim në Lindjen e Mesme. Administrata e presidentit Biden po i bën thirrje Izraelit të koordinojë aftësitë e mbrojtjes me fqinjët arabë për t’i bërë ballë Iranit.

Presidenti Biden dhe kryeministri izraelit Yair Lapid nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku zotohen se nuk do të lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore.

Në një konferencë për shtyp pas nënshkrimit, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të presin pa fund” që Irani të rikthehet tek marrëveshja bërthamore.

“Ia kemi parashtruar udhëheqjes së Iranit se çfarë jemi të gatshëm të pranojmë që ai të rikthehet tek marrëveshja bërthamore. Ne jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Se kur do ta marrim, nuk jam i sigurt. Por ne nuk do të presim përgjithmonë”, tha presidenti Biden.

Uashingtoni po inkurajon Izraelin t’i koordinojë aftësitë e tij mbrojtëse me fqinjët arabë, duke i dërguar kështu një mesazh Iranit.

“Mesazhi për Iranin është se ky është shansi i fundit për t’iu kthyer marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ose Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një sistem rajonal mbrojtjeje, që është krijuar kryesisht kundër tij”, thotë Eytan Gilboa, ekspert për marrëdhëniet amerikano-izraelite në Universitetin Bar-Ilan.

Në një intervistë me televizionin izraelit, zoti Biden tha se do ta përdorte forcën kundër Iranit si mjetin e fundit. Izraeli ka shprehur vullnetin të thellojë angazhimin me botën arabe.

“Do të diskutojmë për ngritjen e një arkitekture të re sigurie dhe ekonomike me vendet e Lindjes së Mesme, pas Marrëveshjeve të Abrahamit dhe arritjeve të takimit të Negevit. Do të diskutojmë gjithashtu për nevojën për të rigjallëruar një koalicion të fortë global, që do ta ndalojë programin bërthamor iranian”, tha kryeministri izraelit, Yair Lapid.

Marrëveshjet e Abrahamit të periudhës së ish-presidentit Trump, normalizuan marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe vendeve arabe.

Ndërsa vendet arabe thellojnë angazhimin me Izraelin, përleshjet vazhdojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, territore palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967.

“Çështja palestineze mungon thuajse tërësisht nga Marrëveshjet e Abrahamit. Ato përqendrohet përgjithësisht tek zhvillimi i lidhjeve ekonomike rajonale midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, në kurriz të sovranitetit palestinez”, thotë për Zërin e Amerikës Zaha Hassan e Fondacionit Carnegie për Paqen.

Presidenti Biden, i cili do të takohet me udhëheqësit palestinezë të premten, përsëriti mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete, megjithëse e pranoi se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë së shpejti.

“Kjo zgjidhje mbetet, sipas mendimit tim, mënyra më e mirë për të siguruar një të ardhme në barazi, liri, mirëqenie dhe demokraci për izraelitët dhe palestinezët.”

Zoti Biden e mbylli ditën të mërkurën me një vizitë në Memorialin e Holokaustit, ku nderoi miliona hebrenj të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe u takua me të mbijetuar amerikanë të Holokaustit./VOA

Të lidhura

Erion Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin nr. 13 “87 2025 85”, datë 13 mars 2025, të...

15:20 08/07/2025
Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures
Aktualitet

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Më 8 Korrik, besimtarët myslimanë, veçanërisht ata të besimit bektashi në Shqipëri, kremtuan Ditën e Ashures,një ditë me simbolikë të...

13:36 08/07/2025
Para
Pushimet kthehen në tmerr! Adoleshentja kosovare tenton t’i japë fund jetës në Vlorë

Pushimet kthehen në tmerr! Adoleshentja kosovare tenton t'i japë fund jetës në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Erion Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj mbetet në burg

15:20 08/07/2025
Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

13:36 08/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U plagos gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

13:15 08/07/2025
Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

12:52 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.