Rikthehet nën regjimin e rreptë 41-bis “bosi” i njohur i mafias shqiptare Emiljano Shullazi. Ai është transportuar nën masa të rrepta sigurie nga spitali drejt dhomës së izolimit në ambientet e regjimit 41-Bis, atje ku vuan dënimin e tij. Ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanËeb se Shullazi ndodhej në ambientet e spitalit të Burgut, ndërsa transferimi i tij në orën 17:25 drejt sektorit 41-Bis u bë nën masa të rrepta sigurie.
Lëvizja e tij u krye nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Po ashtu bëhet e ditur se procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident. Shullazi u operua disa ditë më parë në të dy krahët.
Për pak ditë mbaron afati i qëndrimit ne ketë regjim dhe nuk dihet nëse do të mbyllet edhe për një vit tjetër ne 41 biss. Deri me tani nuk ka vendim për këtë çështjes. Kujtojmë se Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Kujtojmë se Emiljano Shullazi është i dënuari i parë i cili vuan dënimin nën këtë regjim, i cili në shumë shtete është i ndaluar për shkak se njihet si çnjerëzor. Ky regjim i ndalon të dënuarit të gjitha kontaktet me jashtë dhe është përdorur tek mafiozët italianë.