Padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ditën e djeshme ka qenë edhe djegia e katedrales Notre Dame de Paris, mirëpo një lajm i mirë na vjen sot.
Pa pothuajse 9 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur në fund që të vendosin nën kontroll zjarrin dhe bënë të mundur së paku që të shpëtonin stukturën e ndërtesës.
Fatmirësisht dy kullat e katedra;es dhe struktura shkëmbore gotike, 850-vjeçare kanë arritur të shpëtojnë dhe nga vendngjarja, presidenti Macron e quajti këtë ngjarje tragjike, por gjithashtu e quajti lajm të rëndësishëm, shpëtimin e strukturës së saj.
Pas më shumë se 9 orësh betejë me flakët, zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris.
“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme. Ndërkohë, raportohet se gjatë betejës 9-orëshe me flakët, një prej zjarrfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.