Bordi i Transparencës në vend ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend.
Me vendimin e ri, është ulur me disa lekë çmimin e naftës dhe benzinës, në ndryshim nga dje, ku pati një rritje me 9 lekë.
Theksojmë se prej disa ditësh, çmimet janë duke u ndryshuar çdo ditë, edhe pse efekti financiar në xhepat e qytetarëve është pothuajse i pandjeshëm, në raport me rritjen e çmimit në përgjithësi.
Ndërkohë në bursë çmimi i një fuçie naftë është 101 dollarë.
Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë