Skip to content
Të Gjitha

Bordi vazhdon “lojën”! Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend

· 2 min lexim

Bordi i Transparencës në vend ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend.

Me vendimin e ri, është ulur me disa lekë çmimin e naftës dhe benzinës, në ndryshim nga dje, ku pati një rritje me 9 lekë.

Theksojmë se prej disa ditësh, çmimet janë duke u ndryshuar çdo ditë, edhe pse efekti financiar në xhepat e qytetarëve është pothuajse i pandjeshëm, në raport me rritjen e çmimit në përgjithësi.

Ndërkohë në bursë çmimi i një fuçie naftë është 101 dollarë.

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë