Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“E pashembullt në të gjithë Planetin”, Fuga mban anën e gazetarit të CNN A2, ja çfarë deklaron ai

14:03 03/07/2022
Reading Time: 3 min lexim

Gazetari i CNN A2, Klevin Muka u dërgua në riedukim nga kryeministri Edi Rama, pasi këtij të fundit ‘i dogji’ pyetja e gazetarit ndaj ministres Xhaçka. Muka i bëri një pyetje me thumbuese Xhaçkës lidhur me respektimin e kodit të ri etik të cilin vetë këta e kanë miratuar, që parashikon se një ministër nuk duhet të takohet me biznesmenë, vetëm në kushtet kur janë në prani të dy punonjësve të administratës. Gazetari me shumë të drejtë pyeti Xhaçkën nëse e ka takuar bashkëshortin e saj biznesmen nën shoqërinë e punonjësve të administratës. Rama ‘i trembur’ nga përgjigjia që mund t’i prishte punë nuk e la ministren e tij të përgjigjet. Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar Akademiku Atran Fuga, i cili me ironinë e tij ‘therëse’ ka postuar një status në rrjetin social Facebook. Fuga i ka bërë një shqyrtim mjaf të qartë panoramës së ngjarjes dhe del në konkluzionin se gazetari ka drejtuar një pyetje mjaft profesionale dhe brenda normave etike. Ndërkohë ai e komplimenton gazetarin duke e quajtur pyetjen si  “ekselente stilikisht , të shprehur bukur dhe me elegancë nëpërmjet gjuhës së trupit.” Shkrimi i Fugës ndonëse ishte ‘mjaltë’ për gazetarin ishte shumë helmues ndaj kryeministrit dhe ministres. Ai shprehet se reagimi ishte i paprecedentë dhe nuk ishte nevoja për një përgjigje të atillë pasi sipas tij pyetja u drejtua me mjaft elegancë dhe meritonte në përgjigje po me elegancë, jo harbutshe. Gazetari nuk ka kusur të lajë fajet e kodeve ‘injorante’ që miratohen nga vetë pushtetarët të cilët nuk dinë çfarë firmosin, sepse iu vijnë shumë dokumenta në ditë për tu firmosur. Por gjithsesi përjashtimi nga konferencat tregon një dobësi të të intervistuarit, pasi tregon se është i paaftë ta përballojë përgjigjen. Fuga nuk ka lënë pa përmendur edhe shoqatat e gazetarëve të cilat thonë një fjalë sa për të larë gojën, por nuk marrin veprime konkrete. Gjithashtu ai i bëri thirrje televizionit ku punon gazetari Klevin Muka që të dalë publikisht dhe të mbajë krahun e punonjësit të tij nëse do ta meritojë emrin e brendit ndërkombëtar që mban.

Reagimi i plotë i Artan Fugës

Pasi e shqyrtova paanësisht, pohoj se pyetja e gazetarit të CNN A2 në takimin e drejtuar nga kryeministri se si ndjehet një ministër kur rregullorja e ndalon të takohet me biznesmenë pa praninë e jallan shahitëve, është një pyetje:

E përkryer profesionalisht

krejt e rregullt etikisht

ekselente stilikisht,

e shprehur bukur dhe me elegancë me gjuhën e trupit.

Ajo nuk drejtohej fare ndaj zonjës Xhaçka, as ta fyente atë, fareeeeee, përkundrazi i jepte asaj shansin që me po atë stil të jepte një përgjigje elegante.

Elegancë për elegancë, jo dhunë ndaj gazetarëve, aq më tepër live, aq më tepër të pabazuar në ligj, aq më tepër e ushtruar nga instanca jokompetente.

Objekti i ironisë së hollë të gazetarit ishte rregullorja idiote që është e pazbatueshme.

Përjashtimi nga ana e të intervistuarit apo e atij që jep konferencë shtypit ndaj gazetarit që bën pyetje, edhe sikur të jenë të gabuara, është e pashëmbullt në të gjithë Planetin.

Ka të tjera mekanizma rregullues.

Nëse kanali televiziv nuk e merr në mbrojtje publikisht gazetarin e vet sikurse i takon, le të heqë atëhere logon e vet, mos quhet CNN A12, sikurse ne i besojmë në vlerat dhe standardet e veta, por le të quhet përshembull CNN Afganistan 007.

Ndërkaq shoqata e gazetarëve, dhe agjenci të tjera rregulluese,  nëse heshtin, le t’i gëzojnë kuotimet e gazetarëve, buxhetet publike faraonike, projektet e të huajve që gëlltisin, si edhe të ardhura të tjera nga brenda, që i përlajnë në emër të lirisë së medias!

E gjitha është një lojëëëë, komisari nuk është fare në det!

Gazetarët mos bëjnë protesta leshi, kot sa me la gojën, por të bëjnë blackout informativ duke bllokuar televizionet 6 orë. Nëse nuk munden 6 orë, 1 orë, nëse nuk munden 1 orë, 5 minuta!

Ndryshe aq mirë ua bën, sa s’ka, atë meritojnë!

Të lidhura

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore
Aktualitet

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

Pas një telefonate mes ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, është paralajmëruar një tjetër përpjekje...

09:32 09/06/2025
Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë
Aktualitet

Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat...

09:15 09/06/2025
Para
Skenë filmash, detaje nga ngjarja që tronditi Athinën

Skenë filmash, detaje nga ngjarja që tronditi Athinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

09:32 09/06/2025
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

09:22 09/06/2025
Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë

Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me një person, si u dyfishuan në një dekadë

09:15 09/06/2025
“Shqipëria, han pa porta”/ Eksperti: Hyn çdo lloj makine, me dhe pa standard

“Shqipëria, han pa porta”/ Eksperti: Hyn çdo lloj makine, me dhe pa standard

09:02 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.