Ditën e djeshme një ngjarje me eksploziv ndodhi në Shkodër, pasi iu vu tritol makinës së Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor. Ngjarja fatmirësisht u parandalua në kohë, pas njoftimit të një personi të paindetifikuar i cili ka telefonuar policinë. Menjëherë policia rrethoi zonën dhe thërriti forcat xheniere të Tiranës të cilat kryen shpërthimin e telekomanduar të lëndës plasëse. Eksplozivi ishte i fshehur në qesen një moltoje poshtë automjetit tip Range Rover në pronësi të Suida kukës. Policia po heton ende për gjetjen dhe kapjen e autorëve, aktualisht po hetohet për konflikte për shkak të detyrës, por Kuka i ka mohuar akuzat.
Kush është Suida Kuka?
Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.
Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.
Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.