Skip to content
Të Gjitha

E rëndë në Fier/ Gjendet i pajetë një person në mes të rrugës

· 1 min lexim

Në mëngjesin e sotëm një person është gjetur i pajetë në mes të rrugës në qytetin e Fierit.

Sipas burimeve të “balkanweb”  theksohet se një trup i pajetë është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit.

Viktima është një mashkull, rreth 70 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë dhe për të zbuluar identitetin.

Ende nuk dihen se cilat janë shkaqet e vdekjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.