Një tjetër ngjarje ku në qendër është dhuna ndaj mjekëve është bërë qendër e vëmendjes ditën e sotme.
Një mjek i urgjencës së Lezhës është dhunuar fizikisht nga një familjar për shkak të detyrës.
Tashmë policia ka vendosur në pranga agresorin, me inicialet P.P, 66 vjeç dhe e ka shoqëruar në komisariat për të marrë deklaratën.
66- vjeçari e ka qëlluar me grusht mjekun, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.