Largimi i shqiptarëve nga vendi me dokumente false tashmë është bërë praktikë më vete.
Ditën e sotme një tjetër shqiptar është arrestuar në aeroportin ‘Lanzarote’ në Spanjë, pasi u përpoq të kalonte kufirin për në Irlandë duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Sipas mediave spanjolle, 35-vjeçarit shqiptar, pasi i janë bërë kontrollet e duhura ka rezultuar se ishte duke përdorur emrin e një shtetasi grek dhe menjëherë është shoqëruar nga policia, ku edhe po merret në pyetje.
Mirëpo një pikë e pakuptueshme ka qenë se gjatë kontrollit, policia i ka gjetur edhe dokumentet e tij origjinale dhe nuk dihet cila ka qenë arsyeja pse i kishte këto të fundit me vete.
Nga ajo që bëhet e ditur, si rrethanë lehtësuese për shqiptarin është fakti që nuk është ndaluar më parë, pra nuk ka precedent penal, por do të hetohet dhe do të marrë dënimin për veprën “falsifikim dokumentesh”.