Shqipëria humb ndeshjen në shtëpi ndaj Izraelit me rezultatin e përmbusur 1-2. Skuadra “kuq e zi” pritej të ishte pretendente dhe të zhvillonte një ndeshje spektakolare ndaj Izraelit. Stadiumi ishte i mbushur plot me tifozë në mbështetje të kombëtares, por fatkeqsisht tentativat e pjesës së parë u finalizuan vetëm me një penallti të Brojës në minutën e 45. Ndërkohë në pjesën e dytë fati nuk qe me ne, pasi përveç 2 golave që pësuan, përkatësisht në minutën e 57′ dhe minutën e 73′ , të dy të shënuar nga Solomon, kombëtares iu anulua një gol i shënuar nga Hysa në minutën e 75, por festa ndalet menjëherë pasi gjykohet se gjatë aksionit ishte Uzuni që kishte prekur topin me dorë. Pas një verifikimi me VAR, gjyqtari anulon golin për pozicion jashtë loje. Kështu, në vërshëllimën përfundimtare, Shqipëria e pa veten në kuotën e vetëm 1 pike dhe tani rrezikon seriozisht që ëndrra e madhe të kthehet në një makth.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Përfaqësueses tonë, Edi Reja foli për mediet, ku analizoi takimin.
“Kishte motiv pse nuk luajtëm pjesën e dytë aq mirë. Në fillim e dhuruam golin. Pësuam gol me kundërsulm, dolëm shumë përpara. Ata pritën sepse janë të aftë ta bëjnë këtë gjë, kur ne dolëm para. Nuk mundesh kur je në avantazh të dalësh në mënyrë të tillë. Duhet të vlerësosh forcën dhe cilësitë e kundërshtarit. Dhe në Islandë njësoj. Në pjesë parë luajtëm mirë, kishim agresivitet. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë këto dhurata, që ata t’i shfrytëzojnë dhe të na kapin në kundërsulm. Kjo nuk duhet të ndodhë.Si favorit të grupit e ka thënë opinioni por nuk është se kemi qenë. Luajmë me skuadra të forta, që e pamë dhe sot. Duhet të bënim ndeshje me intensitet. Nëse më pas bën gabime, që ka ndodhur gjatë këtyre 3 viteve, nuk ecën përpara sepse bën ato gabime. Mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë momentin e rrezikut. Duhet të jemi me këmbë në tokë për të arritur rezultatet se ndryshe nuk shkohet në asnjë vend. Bëra disa ndryshime për t’i dhënë forcë skuadrës përpara se nuk po avanconim. Provova të ngre ekipin në lojën në ajër. Loja u prish kur ishim në avantazh dhe ata barazuan. Kisha probleme si me Abrashin që ra fizikisht, kishte lojtarë si Asllani dhe Bajrami që dhanë shumë se janë teknikë. Futa Gjasulën sepse duhet të ishim më të fortë fizikisht. Ishin të rikarikuar nga goli sepse ishte motivues ndërsa ne e pësuam shumë psikologjikisht. Nuk mund të them për paraqitjen sepse u munduam të jepnim gjithçka por duhet të përdorim më shumë kokën në këto ndeshje” – tha ai.
Ndërkohë edhe autori i golit të vetëm për Shqipërinë nuk fsheh zhgënjimin.
“I kënaqur me golin? Unë them që jo, sepse nuk e kemi fituar ndeshjen. Nuk është vetëm shënimi i golit, është të luajmë mirë dhe të fitojë ekipi. Jemi përmbysur dhe është diçka që duhet diskutuar në grup. Duhet të jemi më të përqëndruar dhe më të fokusuar për të ruajtur fitoren.
Sot nuk bëra mirë, sepse humbëm, por në pjesën e parë bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë, u tërhoqëm dhe pësuam dy gola. Nuk ishin gola që duheshin pësuar, por në fund ka vlerë rezultati dhe ne humbëm” – shtoi ai