Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipërisë i përmbyset rezultati në shtëpi, të gjitha detajet nga ndeshja Shqipëri-Izrael

10:08 11/06/2022
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria humb ndeshjen në shtëpi ndaj Izraelit me rezultatin e përmbusur  1-2. Skuadra “kuq e zi” pritej të ishte pretendente dhe të zhvillonte një ndeshje spektakolare ndaj Izraelit. Stadiumi ishte i mbushur plot me tifozë në mbështetje të kombëtares, por fatkeqsisht tentativat e pjesës së parë u finalizuan vetëm me një penallti të Brojës në minutën e 45. Ndërkohë në pjesën e dytë fati nuk qe me ne, pasi përveç 2 golave që pësuan, përkatësisht në minutën e 57′ dhe minutën e 73′ , të dy të shënuar nga Solomon, kombëtares iu anulua një gol i shënuar nga Hysa në minutën e 75, por festa ndalet menjëherë pasi gjykohet se gjatë aksionit ishte Uzuni që kishte prekur topin me dorë. Pas një verifikimi me VAR, gjyqtari anulon golin për pozicion jashtë loje.  Kështu, në vërshëllimën përfundimtare, Shqipëria e pa veten në kuotën e vetëm 1 pike dhe tani rrezikon seriozisht që ëndrra e madhe të kthehet në një makth.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Përfaqësueses tonë, Edi Reja foli për mediet, ku analizoi takimin.

“Kishte motiv pse nuk luajtëm pjesën e dytë aq mirë. Në fillim e dhuruam golin. Pësuam gol me kundërsulm, dolëm shumë përpara. Ata pritën sepse janë të aftë ta bëjnë këtë gjë, kur ne dolëm para. Nuk mundesh kur je në avantazh të dalësh në mënyrë të tillë. Duhet të vlerësosh forcën dhe cilësitë e kundërshtarit. Dhe në Islandë njësoj. Në pjesë parë luajtëm mirë, kishim agresivitet. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë këto dhurata, që ata t’i shfrytëzojnë dhe të na kapin në kundërsulm. Kjo nuk duhet të ndodhë.Si favorit të grupit e ka thënë opinioni por nuk është se kemi qenë. Luajmë me skuadra të forta, që e pamë dhe sot. Duhet të bënim ndeshje me intensitet. Nëse më pas bën gabime, që ka ndodhur gjatë këtyre 3 viteve, nuk ecën përpara sepse bën ato gabime. Mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë momentin e rrezikut. Duhet të jemi me këmbë në tokë për të arritur rezultatet se ndryshe nuk shkohet në asnjë vend. Bëra disa ndryshime për t’i dhënë forcë skuadrës përpara se nuk po avanconim. Provova të ngre ekipin në lojën në ajër. Loja u prish kur ishim në avantazh dhe ata barazuan. Kisha probleme si me Abrashin që ra fizikisht, kishte lojtarë si Asllani dhe Bajrami që dhanë shumë se janë teknikë. Futa Gjasulën sepse duhet të ishim më të fortë fizikisht. Ishin të rikarikuar nga goli sepse ishte motivues ndërsa ne e pësuam shumë psikologjikisht. Nuk mund të them për paraqitjen sepse u munduam të jepnim gjithçka por duhet të përdorim më shumë kokën në këto ndeshje” – tha ai.

Ndërkohë edhe autori i golit të vetëm për Shqipërinë nuk fsheh zhgënjimin.

“I kënaqur me golin? Unë them që jo, sepse nuk e kemi fituar ndeshjen. Nuk është vetëm shënimi i golit, është të luajmë mirë dhe të fitojë ekipi. Jemi përmbysur dhe është diçka që duhet diskutuar në grup. Duhet të jemi më të përqëndruar dhe më të fokusuar për të ruajtur fitoren.

Sot nuk bëra mirë, sepse humbëm, por në pjesën e parë bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë, u tërhoqëm dhe pësuam dy gola. Nuk ishin gola që duheshin pësuar, por në fund ka vlerë rezultati dhe ne humbëm” – shtoi ai

 

Të tjera

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin
Aktualitet

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

Teksa protestat masive në vend vijojnë me thirrje për largimin e tij, kryeministri Edi Rama ka vazhduar narrativën kundër qytetarëve...

09:52 14/06/2026
“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve
Aktualitet

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Kjo ishte një nga batutat që u dëgjua dje mes protestuesve, të cilët ironizuan kryeministrin Edi Rama për...

08:58 13/06/2026
Para
‘Artemis është gjallë…’, letra që ndezi shpresat për adoleshenten shqiptare

‘Artemis është gjallë…’, letra që ndezi shpresat për adoleshenten shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

09:52 14/06/2026
“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.