Policia e Athinës ka arrestuar 4 shqiptarë, të moshave 35 deri 39 vjeç, pasi dyshohen se kishin krijuar një laborator hashashi.
Nga njoftimi zyrtar i policisë se greqisë theksohet se janë sekuestruar 915 fidanë kanabisi, fare bime, fidanë si dhe pajisje laboratorike.
Prokuroria e Athinës urdhëroi arrestimin e shqiptarëve, ndërsa mori në shqyrtim çështjen në ngarkim të 4 shtetasve nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, nëse shqiptarët do të trafikonin lëndën narkotike, do të fitonin një shumë prej 500 mijë euro.