Skip to content
Rajoni

Pranga 4 shqiptarëve në Greqi, do trafikonin drogë që kapte vlerën e 500 mijë eurove

· 1 min lexim

Policia e Athinës ka arrestuar 4 shqiptarë, të moshave 35 deri 39 vjeç, pasi dyshohen se kishin krijuar një laborator hashashi.

Nga njoftimi zyrtar i policisë se greqisë theksohet se janë sekuestruar 915 fidanë kanabisi, fare bime, fidanë si dhe pajisje laboratorike.

Prokuroria e Athinës urdhëroi arrestimin e shqiptarëve, ndërsa mori në shqyrtim çështjen në ngarkim të 4 shtetasve nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, nëse shqiptarët do të trafikonin lëndën narkotike, do të fitonin një shumë prej 500 mijë euro.