Skip to content
Rajoni

Pamje të rënda: Shqiptari dhunon grekun në burgjet e Greqisë. E rreh barbarisht deri në vdekje

· 1 min lexim

Media greke “Zougla.gr” ka  raportuar gjerësisht dhunën barbare të ushtruar nga një shqiptar në burgjet e greqisë, ndaj një të burgosuri greku.

Shqiptari e dhunoi shtetasin grekun barbarisht, aq sa ai ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në njërën prej qelive të burgut të Karidhalos në shtetin fqinj.

Më 27 shkurt 2019, ndërsa po flinte në qeli, i burgosuri grek,  M.M., u dhunua barbarisht nga shqiptari.

Ky i fundit ishte në burg për kalim të paligjshëm të kufirit grek.

Shtetasi nga Shqipëria e dhunoi të burgosurin grek, duke e goditur thuajse në gjitha pjesët e trupit, në kokë, në fytyrë, në duart, gjoks e këmbë.

I burgosuri M.M. ishte dënuar për çështje droge e kishte edhe pak kohë e do lirohej nga qelia.

Theksohet se edhe shqiptari do të dilte prej andej për pak kohë.

Pas marrjes së njoftimit për dhunë të rëndë, stafi i burgut ngriti alarm dhe e dërguan pacientin në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i dënuari grek nuk shpëtoi dot, pasi kishte marrë plagë të rënda që çuan në vdekjen e tij.