Finalja e Conference League më 25 maj në ‘Air Albania’ ku Roma luan përballë Feyenoord, pos rëndësinë së saj, do të ketë edhe rëndësinë strategjike që policia e vendit do të testojë veten në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe jo vetëm.
Idriz Daulle, shef i Sektorit të Rendit, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranën, bëri të ditur në emisionin e “MCN live”, se policia krahas hartimit të masave të sigurisë, ka instruktuar edhe policët që të jenë sa më dashamir karshi tifozëve, ndër të cilët ka zgjedhur punonjës policie që dinë gjuhën angleze dhe italiane.
“Ka shërbime informacione dhe rreth tifozëve problematikë, zona më e nxehtë do të jetë pedonalja pasi aty do të jenë tifozët holandez. Përgjatë këtij aksioni, do të jenë 2 mijë punonjës të policisë, të të gjitha strukturave, që do të garantojnë rendin dhe qetësinë publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Të gjithë po punojnë që të jenë sa të më vëmendshëm, gjatë gjithë kohës janë porositur dhe do të porositen që të jenë sa më të qeshur me tifozët. I kemi gjetur policët që flasin anglisht dhe italisht, edhe ndonjë që di holandisht. Për hyrjen e tifozëve në stadium do të bëhen dy kontrolle nga policia dhe një nga sigurimet,”-tha ndër të tjera Daulle./MCN